VIDEO/ Triumfi në derbin e Mançesterit, i pakënaquri Guardiola kapet me Stërling pas ndeshjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 11, 2018 | 21:47

VIDEO/ Triumfi në derbin e Mançesterit, i pakënaquri Guardiola kapet me Stërling pas ndeshjes

Mançester Siti mposhti Mançester Junajtidin me rezultatin 3-1 në ndeshjen derbi të vlefshme për javën e 12-të të Premier Ligës angleze.

Guardiola Sterling

Pavarësisht dominimit të “qytetarëve”, trajneri Pep Guardiola, nuk ishte fort i kënaqur në fundin e ndeshjes, teksa ka shkuar ka ndaluar futbollistin Rahim Stërling duke i kërkuar llogari për performancën e tij.

Nga pamjet e filmuara nga kamerat duket se Stërling nuk vlerëson pozitivisht komentet e trajnerit, dhe Guardiola menjëherë përpiqet ta qetësojë me mënyrën e tij, duke i dhënë disa përqafime, ndaj të cilave vetë numri 7 i Mançester Siti tenton të shmanget. Stërling luajti gjithë lojën, por mesa duket trajneri kërkon më shumë nga ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"