VIDEO/ Triumfi ndaj MekGregor, shikoni pritjen madhështore që i bëjnë Khabibit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 9, 2018 | 15:16

VIDEO/ Triumfi ndaj MekGregor, shikoni pritjen madhështore që i bëjnë Khabibit

Përballja mes Khabib Nurmagomedov dhe Konor MekGregor në UFC ishte ngjarja kryesore sportive, që morri vëmendjen e gjithë botës. Djaloshi nga çeçenia ishte superior në luftën ndaj irlandezit, duke e detyruar këtë të fundit që të dorëzohet në raundin e katërt.

Khabib-2

Kjo fitore më se bindëse e Khabib Nurmagomedov gëzoi tej mase fansat ane mbanë botës, e në veçanti ata nga vendlindja e tij, të cilët i bënë një pritje madhështore kampionit të tyre. Pritja spektakolare e Khabib Nurmagomedov u organizua në stadiumin e Anzhit në Makaçkala, i cili ishte i mbushur plot e për plot.

Nurmagomedov doli para të pranishmëve me ripin e kampionit i shoqëruar nga babai i tij. Nuk munguan ovacionet, ndërsa gjatë fjalimit të Khabib, ata në korr thërritën emrin e tij dhe të Dagestanit, nga edhe vjen kampioni i ri në UFC.

Një pjesë e fansave rreth filluan të futen brenda në stadium. Në një moment rreth 100 fansa shkelën poshtë në fushë, ndërsa Nurmagomedov me buzëqeshje tha:

pritja

“Ju jeni shumë, ndërsa unë jam vetë. Për çdo ditë iu lutesha Allahut të Lartëmadhëruar të jem shëndosh dhe të mos pësoj ndonjë lëndim, për të qenë i gatshëm për atë luftë. Dëshiroja ti mbyllja gojën atij idiotit dhe ti tregoj dallimin midis popullit tonë dhe popullit të atij.

Ne kemi histori të madhe dhe asgjë nuk mund të na ndalë. Viteve të fundit kemi pasur shumë sprova, mirëpo shpresoj se sadopak ju kam sjellë gëzim dhe se kam arsyetuar pritjet tuaj. Më e rëndësishme është që jemi bashkë dhe të vazhdojmë të jemi të bashkuar”, ishin fjalët e Khabib.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"