VIDEO/ Triumfi ndaj Gramozit, Labëria përuron fushën në mënyrën më të mirë të mundshme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 22, 2021 | 15:09

VIDEO/ Triumfi ndaj Gramozit, Labëria përuron fushën në mënyrën më të mirë të mundshme

Labëria vazhdon me rezultate pozitive dhe për më tepër pa pësuar asnjë gol në 9 ndeshje të luajtura deri më tani. Këtë herë vlonjatët mundën 2-0 Gramozin, në ndeshjen e parë të luajtur në impiantin e ri të licencuar tashmë nga FSHF në Nartë.

Laberia festa

Një mungesë e madhe për vendësit ishte portieri Argent Halili, që gjatë nxehmjes pati një problem që i kushtëzoi aktivizimin. Megjithatë, portieri tjetër, Spahiu, arriti t’ia dilte mbanë, teksa mbajti të paprekur portën edhe në këtë ndeshje.

Golat e Fabio Dhramit dhe afrimit të ri Franci Çaushllari, i dhanë një trepikësh me vlera ekipit të Arlind Rustemit. Labëria këmbënguli për golin qysh në minutat e para, por pa rezultat. Shifrat do të zhbllokoheshin në minutën e 42-të. Fabio Dhrami pengohet në zonë nga një prej mbrojtësve të Gramozit, duke fituar kështu një penallti, teksa e kthen në gol po vetë. 1- 0 përfundon pjesa e parë.

GOLAT

Vendësit kërkojnë fort barazimin edhe në pjesën e dytë, por u mungon fati, ndërsa protestojnë ndaj gjykimit në disa raste për faulle të padhëna. Gramozi tregohet i pafuqishëm në pjesën e dytë. Në këtë fraksion loje debuton me gol Çaushllari. Në minutën e 69-të, pas një krosimi nga Dalanaj në zonë, Çaushllari godet me kokë dhe vulos fitoren 2-0. Javën e ardhshme Labëria e Rustemit luan në transfertë me Skraparin.

ERMAL SIKA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"