VIDEO/ Triumfi ndaj Antoni Xhoshua, shikoni si e presin boksierin Andi Ruiz në vendin e tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 12, 2019 | 18:44

VIDEO/ Triumfi ndaj Antoni Xhoshua, shikoni si e presin boksierin Andi Ruiz në vendin e tij

Boksierit Andi Ruiz iu dha një mikpritje heroi teksa arriti në konferencën e tij të parë për shtyp në Meksikë. Ai habiti gjithë botën kur mposhti Antoni Joshua në raundin e shtatë për t’u bërë kampion i peshave të rënda WBA, WBO, IBF dhe IBO.

Boksieri

29-vjeçari shkroi historinë në atë mbrëmje spektakolare në Nju York, kur u bë kampioni i parë meksikan në peshat e rënda. Pas intervistave dhe shfaqjeve të shumta në SHBA, Ruiz kishte konferencën e tij të parë për shtyp në vendin e tij.

Dhe kuptohet se ishte një atmosferë e jashtëzakonshme. Kampioni i unifikuar eci në një tapet të kuq, teksa u shfaq tepër i emocionuar.

Mediat raportuan se heroi më i ri i boksit pothuajse u largua nga sporti vitin e kaluar pasi ai nuk kishte para. Dhe Ruiz për këtë shprehet: “Unë jam i lumtur. Një vit më parë kam kërkuar të largohem nga boksi. Nuk kisha para, por vazhdova sepse nuk doja të jetoja në rrugë. Po bëja gjëra të këqija me miqtë, ndërkohë që babai im më kërkonte kudo për të më stërvitur. Boksi më ndihmoi të mos jem në rrugë. Unë jam këtu ku jam sot vetëm falë boksit dhe babait tim”, mbylli fjalimin e tij meksikani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"