VIDEO/ Triumfi minimal ndaj Veronës, Alegri tërbohet keq dhe braktis ekipin pa mbaruar ndeshja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 1, 2023 | 23:35

VIDEO/ Triumfi minimal ndaj Veronës, Alegri tërbohet keq dhe braktis ekipin pa mbaruar ndeshja

Juventusi mposhti me rezultatin 1-0 Veronën mbrëmjen e sotme, por ky sukses duket se nuk ka lënë një shije të mirë te trajneri Alegri, i cili u pa i xhindosur në momentet e fundit të sfidës, duke braktisur stolin në shenjë proteste para përfundimit të takimit.

ALEGRI

Edhe pse bardhezinjtë tashmë janë vetëm 4 pikë larg nga zona Champions, Alegri ka mbetur i zhgënjyer nga loja e të tijve.

Kamerat kanë shoqëruar momentin e largimit të Alegrit drejt dhomave të zhveshjes, pak çaste përpara fundit të ndeshjes dhe gjestet e tij tregonin dukshëm se kreu i pankinës së Juventusit ishte i tërbuar me skuadrën e tij.

Vlen të theksohet fakti se goli i fitores në këtë duel u shënua nga sulmues Ken në minutën e 55-të. Me shumë gjasa trajneri Alegri ishte në pritje të golit të dytë që do të sillte qetësinë, por gjithsesi në fund duket se objektivi u arrit dhe Juventusi arriti të arkivonte 3 pikë mjaft të rëndësishme.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"