VIDEO/ Triumfi madhështor i kombëtares së tyre në Botëror, lojtarët arabë i futen në dhomën e hotelit mesfushorit argjentinas dhe e…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2022 | 20:41

VIDEO/ Triumfi madhështor i kombëtares së tyre në Botëror, lojtarët arabë i futen në dhomën e hotelit mesfushorit argjentinas dhe e…

Arabia Saudite shtangu mbarë opinionin sportive botëror teksa mposhti më përmbysje 1-2 Argjentinën në duelin e parë të Kupës së Botës. Një festë legjitime ka shpërthyer në mbarë Arabinë Saudite, teksa nuk kanë munguar as shakatë që po bëjnë xhiron e rrjetit.

BANEGA5

Në skuadrën e Al Shababit kanë vendosur ta festojnë ndryshe fitoren madhështore të kombëtares së tyre. Lojtarët e këtij ekipi kanë hyrë në dhomën e hotelit të mesfushorit argjentinas Ever Banegës, për t’u tallur me humbjen e kombëtares së këtij të fundit. Sapo është hapur dera, futbollistët kanë nisur të kërcejnë e të këndojnë rreth ish-lojtarit të Valencias, që duhet të durojë kështu ngacmimet për turpërimin e bardhekaltërve.

Vlen të theksohet fakti se mesfushori 34-vjeçar është pjesë e Al Shabab që nga viti 2020 ku është aktivizuar 54 ndeshje si dhe ka shënuar 13 gola. Në të shkuarën Banega ka qenë pjesë e kombëtares argjentinase, ku numëron 65 paraqitje dhe 6 gola të shënuar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"