VIDEO/ Triumf me zemër në dorë, një mbrojtës nderon Liverpulin e Klopit në minutat e fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 14, 2022 | 0:05

VIDEO/ Triumf me zemër në dorë, një mbrojtës nderon Liverpulin e Klopit në minutat e fundit

Fitore me zemër në dorë! Liverpuli iu fal një goli në minutat e fundit, për të arritur triumfin dramatik ndaj Ajaksit me rezultatin 2-1. Pjesa e parë përfundoi në barazim 1-1, teksa Salah hapi serinë e golave në minutën e 17-të, ndërkohë që Kudus, barazoi shifrat për miqtë holandezë në të 27-tën.

 

115e074614a14fe719de4019e5d6c37co2

Për të bërë heroin mbrëmjen e sotme mendoi mbrojtësi Matip, që në minutën e 89-të, shënoi golin e fitore, duke shpëtuar kështu trajnerin Klop, që ishte në pozita të vështira për shkak të rezultateve aspak pozitive të regjistruara në javët e fundit.

Kjo ishte fitorja e parë në Champions për këtë sezon për Liverpulin, që bën pjesën në Grupin A së bashku me Napolin dhe Rejnxhërs.

liverpul renditja

FT: LIVERPUL 2-1 AJAKS

Salah 17′, Matip 89′ / Kudus 27′

-GOLI I MATIP

-GOLI I KUDUS

-GOLI I SALAH

FORMACIONET ZYRTARE: 

FORMACIONET

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"