VIDEO/ Triumf me përmbysje, Kukësi thyen mes vuajtjesh Bylisin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2021 | 23:54

VIDEO/ Triumf me përmbysje, Kukësi thyen mes vuajtjesh Bylisin

Kukesi ka regjistruar fitoren e dytë radhazi, teksa ka mposhtur me rezultatin 2-1 Bylisin në “Elbasan Arena”, në ndeshjen e vlefshme për  javën e 16-të në Kategorinë Superiore.

bandicam 2021-01-24 14-58-49-812

Verilindorët e nisën shumë keq ndeshjen, teksa Bylisi krijoi disa raste të rrezikshme, teksa në minutën e 26’, ishte Stojanoviç që kaloi ballshiotët në avantazh në minutën e 26; Ky avantazh zgjati vetëm 13 minuta, pasi në minutën e 39’, Ibraimi gjeti golin e barazimit.

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa e dyta nisi përsëri me ballshiotët më të rrezikshëm, të cilët goditën traversën në minutën e 46’ me Carkanjin. Ishte Eze që shënoi golin e përmbysjes në minutën e 56’, pas një krosimi perfekt nga Ibraimi. Me këtë fitore Kukësi shkon në kuotën e 23 pikëve në vendin e 4-t, ndërsa Bylisi mbetet në kuotën e 12 pikëve në vendin e parafundit.

FT| Kukësi-Bylis  2-1

Ibraimi 39′, Eze 56’/ Stojanoviç 26′

KOMENTI LIVE:

Mbyllet sfida në “Elbasan Arena”.

Akordohen 4 minuta shtesë!

75’ Ndërhyrje e ashpër e Carkanjit ndaj Hetemaj. Kërkojnë kartonin e dytë të verdhë verilindor ët, por nuk është i këtij mendimi arbitri.

67’ Tensione në ndeshje! Sulmuesi Eze dhe portieri Qirko përplasen mes tyre.  Arbitri Myrtja nuk fal dhe ndëshkon sulmuesin verilindor me karton të verdhë dhe humb ndeshjen e radhës.

62’ Tjetër rast i mirë për Kukësin! Këtë herë është Vesel Limaj, i cili gjuan fort nga jashtë zone me të majtën, por Qirko është i vëmendshëm dhe largon rrezikun.

56’ GOOOOOOL KUKËSI 2-1/ Përmbysin gjithçka verilindorët! Ibraimi kroson nga e djathta me të majtën, me topin që shkon te Eze, ky i fundit gjuan me kokë dhe mposht portierin Qirko.

55’ Zëvendësim të Kukësi, largohet nga fusha e lojës Peposhi për t’i lënë vendin Gashit. Ndërkohë te Bylisi largohet Ndreca për Kojiç.

46′ Bylisi e nis vrullshëm pjesën e dytë! Antoni kroson në zonë nga e djathta, Carkanji gjuan me kokë, por topi ndalet te tranversa.

45’ Pjesa e dytë nis me zëvendësim te Bylisi! Largohet Mehmetllari për t’i lënë vendin Carkanjit.

Starton pjesa e dytë.

45′ Mbyllet pjesa e parë!

39’ GOOOOOOL 1-1 KUKËSI/ Fantastik Agim Ibraimi, i cili merr një krosim të bukur nga Kotobelli nga goditja e dënimit. E ndalon topin me qetësi dhe gjuan bukur me të majtën, për ta dërguar në rrjetë dhe për të vendosur baraspeshën.

31’ Pranë golit të dytë Bylisi me Mehmetllarin, që merr një top nga mesi i fushës nga Antoni, shfaqet i vetëm me Xhikën, por  ky i fundit ndalon topin.

 26’ GOOOOOOL BYLIS 0-1/ Shtangen verilindorët, Stojanoviç përfiton nga një top i mbetur në zonën e Kukësit, gjuan fort me  të majtën për ta ndalur në fundin e rrjetës.

15’ Pretendojnë për penallti te Kukësi, ku pas një krosimi të Kotobellit, Stojanoviç të tenton të largojë topin, i cili përplaset në trupin e Jankut dhe verilindorët pretendojnë se topi është prekur me dorë.


10’ Bylisi më agresiv në këto minuta të para! Qardaku merr një pasim perfekt dhe shfaqet përballë me portierin, por Xhika është i vëmendshëm dhe del për të larguar topin.

Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:

Kukësi: Xhika, Kotobelli, Hetemaj, Lulaj, Demiri, Taipi, Limaj, Ibraimi, Peposhi, Mateus Leiria, Eze. Trajner: Rr. Hallaçi

Bylis: Qirko, Ymeralilaj, Janku, Stojanoviç, Ndreca, Lorran, Alexandre Garsia, Hadroj, Antoni, Qardaku, Mehmetllari. Trajner: B. Kuli

formacionett

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"