VIDEO/ Triumf historik, 2 mundës shqiptarë shpallen kampion të Ballkanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 4, 2018 | 20:22

VIDEO/ Triumf historik, 2 mundës shqiptarë shpallen kampion të Ballkanit

Mundësat shqiptarë Eriglen Prizreni dhe Paris Krepi janë shpallur Kampion i Ballkanit 2018 në eventin e mbajtur në Pallatin e Sportit në Tiranë.

35657210_986098244887212_4645998761263235072_n

20-vjeçari Prizreni ka mposhtur maqedonasin Vejseli në kategorinë 65 kilogram duke siguruar kështu medaljen e Kampionit të Ballkanit. Ndërsa Krepi mposhti turkun Karablulut në kategorinë 125 kiliogram. Një arritje historike për mundësat shqiptar, të cili arriti të bëjë krenar të pranishmit në Pallatin e Sportit dhe jo vetëm.

Martini

Nëpërmjet një postimi në faqen e “Facebook”-ut, presidenti Martin Biba e ka uruar 2 kampionët e Ballkanit. “Urime Kampioni i Ballkanit 2018 Eriglent Prizreni! Urime Mundja Shqipëtare urime Shqipëria. Drejt rikonfirmimit Kampioni jonë Paris Karepi! Fitore e bukur me kundërshtarin Turk! Urime dhe suksese Kampion, duam medalje Ari!”, shkruan presidenti i mundjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"