VIDEO / Triumf historik me penallti, Vllaznia e femrave përsëri mes 32 më të mirave në Ligën e Kampioneve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 20, 2021 | 22:52


VIDEO / Triumf historik me penallti, Vllaznia e femrave përsëri mes 32 më të mirave në Ligën e Kampioneve

Skuadra e Vllaznisë në futboll për femra ka arritur sot të përsëritë historinë teksa është kualifikuar për herë të dytë mes 32 skuadrave më të mira në Ligën e Kampioneve. Ekipi shkodran ka mundur në finalen e miniturneut ekipin e Ferencvarosh, në fushën e kësaj të fundit si organizatore e aktivitetit në fjalë.

vllaznia

Ndeshja është mbyllur me rezultatin 0-0 si pas kohës së rregullt, ashtu edhe shtesave dhe në fund janë dashur gjuajtjet nga pika e bardhë për të përcaktuar fituesen.

Portierja Ana Rosa Xhejms-Buhigas, e afruar pak kohë më parë nga klubi shkodran, ka qenë heroina e kësaj ndeshje teksa ka pritur 2 nga gjuajtjet e skuadrës hungareze me këta të fundit që gabuan edhe një tjetër duke dërguar sferën jashtë. Teksa për shkodranet u treguan të sakta Gjini, Franja dhe Berisha, duke i dhënë një tjetër sukses të rëndësishëm klubit shkdoran dhe futbollit të femrave në vendin tonë.


PANORAMASPORT.AL