VIDEO/ Tripletë për 11 minuta, futbollisti portugez futet nga stoli dhe bën namin në Ligën e Europës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 12, 2019 | 22:53

VIDEO/ Tripletë për 11 minuta, futbollisti portugez futet nga stoli dhe bën namin në Ligën e Europës

Edhe Europa Ligë di të shënojë arritje, jo vetëm Liga e Kampioneve. Mbrëmjen e sotme, sulmuesi portugez i Ulvëruemptonit Diogo Jota ka realizuar 3 gola (triplet) për 11 minuta ndaj Beshiktashit në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve. 

JOTA

Portugezi u hodh në fushën e lojës në minutën e 56-të. Fillimisht, ai shënon saktë me kokë, pas një krosimi të ardhur nga krahu i djahtë në minutën e 58-ë. 5 minuta më vonë, ai shtyn topin në rrjetë teksa topi u ndal në traversë.

Në minutën e 69-ë, Jota kompleton tripletën personale në këtë takim duke dërguar lehtësisht topin në rrjetë pas një tjetër krosimi të ardhur nga krahu.

‘’Ujqërit’’ vazhdojnë në fazën eliminatore të 1/32 të Europa Ligës duke e mbyllur fazën e grupeve me 13 pikë në vendin e dytë pas Bragës. Jota ka qenë pjesë e Atletiko Madridit, por nuk arriti asnjëherë të luante për shkak të konkurencës së madhe në repartin ofensiv.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"