VIDEO/ Tripletë magjike, Mesi është unikal. Suarez jep spektakël, Barcelona i bën “manita” Majorkës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2019 | 23:01

VIDEO/ Tripletë magjike, Mesi është unikal. Suarez jep spektakël, Barcelona i bën “manita” Majorkës

Barcelona arriti fitoren e katërt radhazi, duke mposhtur Majorkën në shtëpi me shifrat 5-2.

barcelona

Vetëm pak ditë pasi fitoi “Topin e Artë” për herë të gjashtë në karrierë, Lionel Mesi ishte i papërmbajtshëm në fushë. “Pleshti” shënoi jë tripletë, duke i mahnitur të gjithë në “Camp Nou”.

Gjithsesi, shifrat i zhbllokoi Antuan Grizman me golin e tij që në minutën e 7-të, ku pas një kundërsulmi të shpejtë, kaloi topin mbi portierin kundërshtar.

Në minutën e 17-të, ishte Mesi që shënoi një perlë, me të majtën nga jashtë zone, duke mos i lënë asnjë shans portierit. Budimir reagoi për Majorkën, kur në të 35-të realizoi një gol mjaft të bukur me të majtën.

Gjithsesi, në fushë ishte Lionel Mesi, dhe argjentinasi shënoi sërish në minutën e 41-të, një gol pothuajse ‘fotokopje’ si i pari. Dy minuta më pas, dhe vjen edhe goli i katërt për katalanasit, që u shënua mrekullisht me thembër nga Luis Suarez.

Budimir shënoi edhe të dytin për Majorkën në minutën e 64-t me kokë, por vetëm kaq për miqtë. Ndërkohë, pati kohë edhe për një gol të tretë personal të Mesit, në mintuën e 83-të. Argjentinasi i ndodhur brenda zone, lëshoi një të majtë që përfundoi drejt e në trekëndësh.

Në fund, Barcelona shkon në kuotën e 34 pikëve në vendin e parë, po aq sa Reali, në një baraspeshë totale.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"