VIDEO/ Tripletë e ish-sulmuesit të Kukësit dhe gol spektakolar i Karricës nga goditja e dënimit, shqiptarët dhurojnë “show” në Slloveni  

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 13, 2023 | 20:47

VIDEO/ Tripletë e ish-sulmuesit të Kukësit dhe gol spektakolar i Karricës nga goditja e dënimit, shqiptarët dhurojnë “show” në Slloveni  

 Futbollistët shqiptar bëjnë “ligjin” në Slloveni. Mura e Mirlind Dakut dhe Leard Sadriut mposhtën me përmbysje 4-2 Goricën e trajnerit Agron Saljas dhe Bernard Karricës, me këtë të fundit që realizoi supergol nga goditja e dënimit, por në fund skenën e rrëmbeu Mirlind Daku, që arriti të shënonte tripletë.  

 daku

Ishte Gorica që shënoi e para në minutën e 9-të me Karricën, që me një gjuajtje të kalibruar nga goditja e dënimit, përshëndeti rrjetën. Mura gjeti baraspeshën në minutën e 34-t me Morris, ndërkohë që Krajnç shënoi për 1-2. 

RENDITJA

Në pjesën e dytë, ishte Mirlin Daku, që me tripletën e realizuar në minuat 53, 55 dhe 70 vulosi shifrat në 4-2.  Me këtë tripletë ish-sulmuesi i Kukësit, u ngjit në vendin e dytë në listën e kryegolashënuesve.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"