VIDEO/ Tripleta ndaj Tiranës, Rexhinaldo merr topin në shtëpi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 2, 2018 | 18:52

VIDEO/ Tripleta ndaj Tiranës, Rexhinaldo merr topin në shtëpi

Kukësi mposhti Tiranën me rezultatin 3-1 në takimin e javës së tretë të Kategorisë Superiore. Tripleta e sulmuesit Rexhinaldo i dha fitoren skuadrës verilindore. Sulmuesi nga Mozambiku gjeti rrugën e rrjetës në minutat 2, 45+2’ dhe 67’ duke u konfirmuar kështu një bomber i vërtetë në Kategorinë Superiore.

bandicam 2018-09-02 18-47-09-772

Për Kukësit kjo ishte fitorja e parë në kampionat, ndërkohë që në fundin e ndeshjes Rexhinaldo ka marrë me vete edhe topin e ndeshjes. Më mirë nuk kishte ku shkonte në këtë takim për 28-vjeçarin, i cili ashtu si në sezonin e kaluar edhe këtë sezon do të luftojmë për “Këpucën e Artë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"