VIDEO/ Tripleta e Agueros, Mançester Siti rikthehet te fitorja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2018 | 20:38

VIDEO/ Tripleta e Agueros, Mançester Siti rikthehet te fitorja

Mançester Siti është rikthyer te fitorja pas humbjes 4-3 ndaj Liverpulit. Skuadra e Pep Guardiolës ka mposhtur Njukastëllin me rezultatin 3-1. Protagonist i sfidës së sotme ishte padyshim sulmuesi argjentinas, Serxhio Aguero, i cili realizoi tripletë, duke u ngjitur vendit e tretë në listën e golashënuesve, e cila kryesohet nga Heri Kejn me 20 gola. Në vendin e dytë ndodhet egjiptiani i Liverpulit, Muhamed Salah me 18 gola.

Aguero2

“Qytetarët” gjetën avantazhin në minutën e 34-t, ku Aguero thjesht sa e preku topin pas krosimit të De Bryjn, duke zhbllokuar shifrat. Në minutën e 63-të argjentinasi shënoi golin e dytë nga pika e bardhë e penalltisë. Miqtë nga Njukastëll, u munduan ta hapnin takimin në minutën e 67-t me golin e Mërfit.

Aguero

Në minutën e 83-të ishte përsëri Aguero, i cili merr një top brenda zonës, pas spektaklit të dhuruar nga Sane dhe nuk fal duke shënuar golin e tretë personal. Me fitoren e sotme skuadra e Mançester Sitit u ngjit në kuotën e 65 pikëve, 12 më shumë se vendi i dytë që mbahet nga Junajtid.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"