VIDEO / Tribuna plot, ja si është stadiumi i ri i Superiores në ndeshjen testuese Egnatia-Partizani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 1, 2021 | 17:52

VIDEO / Tribuna plot, ja si është stadiumi i ri i Superiores në ndeshjen testuese Egnatia-Partizani

Stadiumi i Egnatias është gati për të pritur ndeshjet e Kategorisë Superiore pasi në kohë rekord janë plotësuar thuajse të gjitha kërkesat dhe detyrat që kishte lënë FSHF para fillimit të sezonit të ri.

sdfsdfsdf

Klubi rrogozhinas ka vendosur që testimi i impiantit të rikonstruktuar të mos bëhej direkt në ndeshjet e kampionatit, por në një sfidë miqësore dhe ka zgjedhur si kundërshtar Partizanin për një miqësore pak ditë para startit të sezonit të ri.

Në pamjet e siguruara nga PANORAMA SPORT shihet gjendja e këtij impianti para fillimit të sfidës dhe se si gjithçka është gati që të luhet futboll në kushte mëse optimale në atë që është stadiumi më i ri i Superiores.

Stadiumi i Egnatias para ndeshjes me Partizanin on Vidnews.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"