VIDEO/ Tri pikë të arta për Teutën, mund Kamzën në transfertë e shpreson tek mbijetesa

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 28, 2018 | 14:09

VIDEO/ Tri pikë të arta për Teutën, mund Kamzën në transfertë e shpreson tek mbijetesa

Teuta arriti një fitore tejet të rëndësishme ditën e sotme, me rezultatin 1-2, në transfertën me Kamzën në kryeqytet. Ekipi i Begejas shënoi nga një gol për çdo pjesë, me Beqjan në minutën e 15-të, dhe me Latif në minutën e 78-të. Vetëm penalltia e Raçiç në fund nuk i mjaftoi ekipit të Ndreut.

kamza teuta

Këto tri pikë të arta, shoqëruar edhe me humbjen e Vllaznisë, kanë shumë shije për durrsakët, që tashmë shpresojnë tek mbijetesa.

 kamza

 

Kamza-Teuta 1-2
Gol: Raçiç 93 / Beqja 15′, Latif 78′
LIVE
Mbyllet sfida. Kamza-Teuta 1-2

90′ 3 minuta shtesë.
latif

GOOOL. Çyrbja shërben për Latif shumë pranë portës, dhe ky i fundit nuk fal me rrjetën e boshatisur.

shtylla
72′ Shtylla ndal skuadrën e Teutës nga goli i dytë, pas një goditje dënimi.

71′ Tjetër zëvendësim i Begejas. Dediç zë vendin e Lajthias.

61’ Alhasan i lë vendin Bilalit.

46′ Dy zëvendësime të shpejta nga Ndreu. Largohen Zguro e Idrizi, në fushë Fili e Rezi.
46′ Nis pjesa e dytë.
Mbyllet pjesa e parë. Kamza-Teuta 0-1
44’ Vendasit hidhen në sulm, Imeri tenton nga rreth 20 metra, por gjuajtja është qendrore, pret Moçka.

38’ Goditje dënimi nga e djathta për miqtë, topi shkon te Hila i cili gjuan fuqishëm në hyrje të zonës, Gjonikaj devijon në këndore.

20’ Tentativa e parë e kryeqytetasve, Fukui merr një pasim në afërsi të zonës, futet në qendër, gjuan fuqishëm, mbi tra.

 

teuta

15′ GOOOL. Realizojnë miqtë me Beqjan, pas një kundërsulmi të shpejtë.

1′ Nis takimi mes rreshjeve të borës.
FORMACIONET
Kamza: Gjonikaj, Zgurro, Kuqi, Çukoviç, Frashëri, Idrizaj, Arrabal, Imeri, Fukui, Raçiç, Plaku. Trajner: Ramadan Ndreu.
Teuta: Moçka, Gjerogjevski, Shkalla, Bilali, Hakaj, Çyrbja, Hila, Beqja, Mustafov, Lajthia, Amadu. Trajner: Gentian Begeja.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"