VIDEO/ Tri episode për Hamitin në Durrës, ja moviola e ndeshjes Teuta-Laçi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 10, 2023 | 21:24

VIDEO/ Tri episode për Hamitin në Durrës, ja moviola e ndeshjes Teuta-Laçi

Në takimin Teuta-Laçi kryesor ishte Eldorjan Hamiti. Tri episode janë për t’u diskutuar sa i përket moviolës.

65465564

8’ Turkaj ndërhyn drejt Grudës brenda në zonë. Për kryesorin nuk ka asgjë dhe loja vazhdon. Teuta proteston për penallti.

65’ Shënon Klejdi Daci, me një goditje tepër të bukur nga jashtë zone. Festojnë durrsakët, ndërkohë lojtarët e Laçit pretendojnë se aksioni ku nisi goli, ishte faull i Grudës dhe duhet të ndërhyjë VAR-i. Hamiti vendos se goli është i rregullt.

74’ Spahiu gjuan nga goditja e dënimit, ka një prekje me dorë të topit nga Emiljano Vila. Akordohet 11-metërsh për kurbinasit. Nga pamjet shihet që topi prek në bërrylin e kapitenit të Teutës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"