VIDEO/ Tregolësh prej bomberi, publikohen pamjet e rralla të Haland në moshën 13-vjeçare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 14, 2021 | 16:22


VIDEO/ Tregolësh prej bomberi, publikohen pamjet e rralla të Haland në moshën 13-vjeçare

Erling Haland cilësohet si sulmuesit më të mirë në botë për momentin dhe këtë e tregon sasia e golave të shënuar nga norvegjezi.

Haland

Edhe pse gjithmonë në qendër të vëmendjes për bëmat e tij në fushë, Haland nuk u ka shpëtuar gazetave të kërkojnë për jetën e tij. E përditshmja norvegjeze “Stavanger Aftenbald” ka publikuar disa pamje të rralla kur Haland ishte vetëm 13 vjeç.

Në video shikohet se si shtatlarti norvegjez ka një instinkt vrasësi para porte duke shënuar tripletë me moshat e tij. E veçanta është se Haland i shënon të tre golat me këmbën e majtë dhe pa lëvizur nga vendi duke treguar cilësitë si futbollist me të ardhme, për të arritur deri këtu ku është sot.

PANORAMASPORT.AL