VIDEO/ Tre pikësh i artë, Vllaznia likuidon Teutën dhe “e zhyt” në fundin e tabelës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 19, 2018 | 19:53

VIDEO/ Tre pikësh i artë, Vllaznia likuidon Teutën dhe “e zhyt” në fundin e tabelës

Vllaznia arriti të merrte një fitore me shumë vlera, në “finalen” e mbijetesës ndaj Teutës. Shkodranët u shfaqën superiorë që në fillim të ndeshjes, dhe e kërkuan fitoren. Sfida u vendos me dy gola, të shënuar që në pjesën e parë.

vllaznia teuta

Në minutën e 27-të, ishte një super gol i Çinarit, nga disa metra larg portës, që zhbllokoi sfidën. Më pas, në të 35-tën, për të siguruar fitoren mendoi edhe Malota, që nga mbrojtja erdhi dhe shënoi me kokë pas një goditje nga këndi.

vllaz

Me këtë tre pikësh, Vllaznia shkon në kuotën e 21 pikëve, ndërsa durrsakët zhyten akoma më në fund, teksa diferenca shkon në katër pikë.

 

Vllaznia-Teuta 2-0

Gol: Çinari 27′, Malota 35′

 

KOMENTI

Mbyllet takimi. Vllaznia-Teuta 2-0

 

90’ 4 minuta shtesë.

89’ Karton i verdhë për Orelesin, për një ndalim të parregullt të Çyrbjes.

82’ Zëvendësimi i tretë dhe i fundit. Largohet Sukaj i duartrokitur, në fushë Ribaj.

76’ Krimi i lë vendin Tafilit.

70’ Largohet edhe Çinari. Në fushë Kalaja.

kruja

66’ Kruja ka rastin e artë për të ngushtuar shifrat, por goditja e tij pritet nga Sherri.

64’ Alhasan i lë vendit Krujës.

62’ Disa goditje të njëpasnjëshme nga këndi për durrsakët, që gjenden totalisht në sulm.

56’ Bilali ndëshkohet me karton të verdhë, për një ndërhyrje të parregullt nga mbrapa për Sukajn, që ishte në një kundërsulm të shpejtë. Ndërkohë, ka edhe një dëmtim për sulmuesin.

53’ Lë fushën e lojës Lajthia, në vendin e tij Dediç

52’ Çyrbja depërton në krahun e djathtë të sulmit, dhe Mersini e ndal me faull. Goditje e lirë për durrsakët. Karton i verdhë për Mersinin.

48’ Lika merr një top nga Vucaj në krahun e djathtë. Shkodrani shmang Hakajn, por topi i krosuar kontrollohet nga portieri Kastrati.

46’ Nis pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë. Vllaznia-Teuta 2-0

45’ 2 minuta shtesë në pjesën e parë.

39’ Me të verdhë ndëshkohet edhe Krymi për shkodranët.

malota

35’ GOOOL Malota. Sërish në festë shkodranët. Malota vjen nga mbrojtja, dhe në një goditje këndi, futet në zonë dhe me kokë ndëshkon për herë të dytë durrsakët.

28’ Karton i verdhë për Çinarin.

cinari

27’ GOOOL Çinari. Një gol mjaft i bukur, nga shumë metra larg portës. Kastrati nuk mund ta ndalë të majtën nga vendi të Çinarit.

25’ Hakaj lëshon një të djathtë të bukur nga jashtë zonës, por topi përplaset në shtyllë dhe del jashtë.

19’ Zëvendësim i detyruar për Teutën. Ante Hrkaç dëmton këmbën, pas një dyluftimi në mesfushë. Begeja hedh në fushë Mustafov.

16’ Vucaj provon nga goditja e dënimit, por topi shkon vetëm pak jashtë portës.

15’ Sukaj vepron bukur, teksa kalon topin sipër Bilalit, dhe ky i fundit rrëshket, ndërsa sulmuesin e ndal me një ndërhyrje nga mbrapa. Goditje dënimi për Vllazninë.

11’ Lika harkon bukur në zonë, por Shkalla bllokon me kokë, e më pas Kastrati kontrollon topin.

4’ Teuta kroson me Çyrbjen, por topi ndalet nga Mersini.

1′ Nis takimi në Shkodër.

 

 

FORMACIONET 

Vllaznia: Sherri, Gocaj, Malota, Berisha, Mersini, Krymi, Vucaj, Orelesi, Lika, Çinari, Sukaj. Trajner: Ernest Gjoka

Teuta: Kastrati, Gjeorgjievski, Shkalla, A.Bilali, Hakaj, Hrkaç, Çyrbja, Beqja, Lajthia, Alhasan, Latif. Trajner: Gentian Begeja

Gjyqtar: Juxhin Xhaja

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"