VIDEO/ Tre gola për tre vite rinovim, Mbape e feston me rekord firmën në kontratë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2022 | 23:55

VIDEO/ Tre gola për tre vite rinovim, Mbape e feston me rekord firmën në kontratë

Kilian Mbape e ka festuar ashtu siç duhet firmën e tij në kontratë me PSG-në, klub me të cilin rinovoi deri në vitin 2025. Sulmuesi francez ishte protagonisti kryesor i ndeshjes së sotme ndaj Metz, të fituar me shifrat 5-0 nga PSG, që i bëri një mbyllje të mirë këtij sezoni.

xCC9LbzdV6gIAEY

Mbape shënoi 2 herë brenda 3 minutash për t’i dhënë avantazh të dyfishtë parisienëve, ndërsa Nejmar realizoi golin e tretë. Në fillimin e pjesës së dytë ishte përsëri Mbape ai i cili tundi rrjetën,  me golin e 5-të dhe të fundit që u shënua nga Di Maria, i cili mbylli me festë karrierën e tij te parisienët.

Kështu, Mbape ia doli që të mbyllte sezonin edhe si golashënuesi më i mirë në Francë, teksa ka shënuar 28 gola në këtë edicion, duke mos harruar që ka dhënë edhe 17 asiste. Kështu, ai u bë lojtari i parë në historinë e Ligës 1 që merr çmimin e parë në një edicion për të dy këto kategori.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"