VIDEO/ Tre gola për 3 pikë, Partizani i Ilir Dajës bind ndaj Apolonisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2020 | 23:57

VIDEO/ Tre gola për 3 pikë, Partizani i Ilir Dajës bind ndaj Apolonisë

Partizani ka bindur ditën e sotme në transfertën e Fierit ndaj Apolonisë, teksa ka fituar me rezultatin 3-0.

bandicam 2020-11-25 15-23-50-673

Në “Loni Papuçiu”, pjesa e parë ishte me të vërtetë spektakolare, ku të dyja ekipet kishin disa raste për shënim. Vendasit iu afruan disa herë golin, por atë e gjetën të kuqtë, të cilët shënuan në minutën e 42’ me Eneo Bitrin.

Pjesa e dytë foli e gjitha për Partizanin, që shënoi edhe dy herë të tjera, fillimisht me Bardhin në minutën e 58’ dhe më pas me Idrizajn në minutën e 81’. Një fitore e rëndësishme për të kuqtë e Ilir Dajës, të cilët regjistrojnë fitoren r dytë në kampionat, duke shkuar në kuotën e 7 pikëve dhe në vendin e 3-të, ndërsa Apolonia qëndron e parafundit me vetëm 2 pikë.

FT| APOLONIA-PARTIZANI 0-3

Bitri 41′, Bardhi 58, Idrizaj 81

KOMENTI LIVE:

Mbyllet takimi!

90′ Akordohen 3 minuta shtesë!

81′ GOOOOOOL PARTIZANI 0-1! Nuk fal në zonë Idrizaj, i cili pas një pasimi perfekt të marrë në krahun e djathtë nga Mala, gjuan fort dhe e ndal topin në rrjetë.

80′ Provon të rrezikojë Apolonia me Gjatën, i cili tenton me një gjuajtje nga goditja e dënimit, por topi shkon mbi traun e portës së mbrojtur nga Alban Hoxha.

66’ I pafat Tedi Cara, i cili pas një pasimi perfekt të marrë nga Solomon, shfaqet i vetëm me portierin, gjuan me të djathtën, por topi ndalet në shtyllë.

58′ GOOOOOOOL PARTIZANI 0-2! shënon golin e qetësisë skuadra e Ilir Dajës, me Bradhin, i cili pas një krosimi perfekt të marrë nga Kote, ia del ta dërgojë topin në rrjetë me kokë.

 

46′ Rrezikon menjëherë Partizani, me Kardozon që gjuan fort pas një pasimi të marrë nga Cara, por topi shkon mbi portë.

45′ Zëvendësimi i parë te Apolonia, largohet Smaçi dhe futet Sota.

Starton pjesa e dytë!

45′ Mbyllet pjesa e parë!

42’ GOOOOL PARTIZANI 0-1! Fantastik Eneo Bitri i cili nuk fal në zonë pas një pasimi perfekt të marrë nga Solomon, për të kaluar në avantazh të kuqtë.

38’ Kundërpërgjigjet Apolonia me Mihanën, i cili lëshon një predhë nga jashtë zone, por ndal gjithçka Alban Hoxha.

35’ Reagon Partizani! Mala bën një lëvizje të bukur në të djathtë, jep një pasim të shkëlqyer për Solomon, por ky i fundit bën më të vështirën me portën bosh, duke e dorëzuar topin te portieri Harizaj.

30’ Çfarë rasti për Apoloninë! Rimal Haxhiu shfaqet i vetëm me portierin Hoxha, gjuan me të majtën, por topi shkon jashtë. E pabesueshme çfarë ka humbur futbollisti i fierakëve.

23’ Rasti i parë i rrezikshëm në ndeshje! Mihana bën një lëvizje të bukur në të djathtë, pas një topi perfekt të marrë, lëshon një gjuajtje të fortë me të majtën, por topi shkon jashtë.

22’ Cara futet bukur në zonë, tenton të pasojë topin te shokët e skuadrës, por dështon në fund, duke e dorëzuar te kundërshtarët.

10’ Goditja e parë nga këndi për Apoloninë. Kroson nga e majta Mehmeti, por Hoxha del dhe kontrollon gjithçka.

2’ Tenton Partizani, Kardozo shpërthen në krahun e djathtë, dërgon një top të bukur për Carën, pro del menjëherë dhe kap topin portieri Harizaj.

Staron sfida!

APOLONIA-PARTIZANI ORA 13:45

Apolonia: Harizaj, Sota, Agyare, Repaj, Mihana, Smaçi, Mehmeti, Kumani, Haxhiu, Zaimaj, Artur. Trajner: Xhovani Kolela

Partizani: Hoxha, Idrizaj, Bitri, Belica, Hakaj, Kote, Mala, Bardhi, Solomon, Cara, Kardoso. Trajner: Ilir Daja.

Gjyqtar: B. Ziri, E.Veseli, E.Burgu (Fushë-Krujë)

Apolonia-Partizani

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"