VIDEO / Tre gola në 8 minuta, Zaza jep spektakël në fitoren e Valencias

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2017 | 22:06

VIDEO / Tre gola në 8 minuta, Zaza jep spektakël në fitoren e Valencias

Valencia është zgjuar pas tre barazimesh radhazi, duke fituar sot me rezultatin e pastër 5-0 përballë Malagas. Në një ndeshje të dominuar nga fillimi e deri në fund, diferencën për Valencian e bëri padyshim sulmuesi italian Simone Zaza.

imagen83863g

Ishte Mina ai që i dha avantazhin Valencias, por Zaza mbylli çdo diskutim për fitoren në pjesën e dytë të sfidës, kur gjeti tre herë rrugën e rrjetës brenda 8 minutash, nga e 55-ta, në të 63-tën. Edhe zëvendësuesi i tij në fushën e lojës, Rodrigo, gjeti rrjetën duke shënuar në fundin e takimit golin e rezultatit përfundimtar 5-0.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"