VIDEO/ Tre futbollistë shqiptarë titullarë, Lokomotiva mposht kryesuesit e Dinamo Zagreb pas 2 vitesh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 12, 2020 | 23:10

VIDEO/ Tre futbollistë shqiptarë titullarë, Lokomotiva mposht kryesuesit e Dinamo Zagreb pas 2 vitesh

Lokomotiva e Zagrebit ku aktivizohet Myrto Uzuni & CO, ka arritur një fitore tepër të rëndësishme mbrëmjen e sotme, duke mposhtur kryesuesit e Dinamos së Zagrebit me rezultatin 1-0, falë golit të Toliç me 11-metërsh në minutën e 89-të. Një fitore tepër e rëndësishme kjo për ekipin e futbollistëve shqiptarë që ka si objektiv pjesëmarrjen në kupat e Europës.

Lokomotiva e Zagreb

Vlen për t’u theksuar se në këtë përballje, u aktivizuan nga minuta e parë plot 3 futbollistë shqiptarë, bëhet fjalë për Mersinajn, Çokajn dhe Uzunin.

Me këtë triumf Lokomotiva u ngjit në kuotën e 49 pikëve dhe momentalisht mban vendin e 4-t me 2 pikë më pak se Hajduku i vendit të dytë. Ndërkohë për sa i përket Dinamos së Zagrebit, ata kryesojmë me 68 pikë, me një diferencë të frikshme +17 nga vendi i dytë. Fitorja e fundit e Lokomotivotivës ndaj Dinamos datonte në 8 maj 2018, plot 2 vite më parë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"