VIDEO/ Trashi e Hoxha vizitojnë vogëlushët në kampin e Fushë-Krujës, dhurojnë fanella e topa për fëmijët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 29, 2019 | 19:15

VIDEO/ Trashi e Hoxha vizitojnë vogëlushët në kampin e Fushë-Krujës, dhurojnë fanella e topa për fëmijët

FSHF, në vijim të fushatës të ndërmarrë nga presidenti Duka dhe të gjithë punonjësit në Federatë, bashkë me dy lojtarët e Kombëtares dhe Partizanit njëkohësisht, Alban Hoxha dhe Lorenc Trashi, vizituan kampin e të prekurve nga tërmeti në Fushë-Krujë.

hoxha trashi femijet

Ata biseduan me të vegjlit që kaluan momente tmerri, duke i inkurajuar për më tej, ndërsa i dhuruan edhe fanella të Kombëtares dhe topa për fëmijët. Kuqezinjtë improvizuan edhe një ndeshje futbolli me fëmijët e vegjël në fushën e stadiumit “Redi Maloku”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"