VIDEO/ Trajneri i Spanjës kapet “mat” në konferencë për shtyp: Çfarë kartoni i kuq i Zvicrës?! S’e di

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2020 | 14:16

VIDEO/ Trajneri i Spanjës kapet “mat” në konferencë për shtyp: Çfarë kartoni i kuq i Zvicrës?! S’e di

Luis Enrike duket se e kishte humbur toruan në ndeshjen Spanjë-Zvicër dhe nuk e kishte kuptuar që kundërshtari luajti me 10 lojtarë në 15 minutat e fundit. I pyetur në konferencë se ndoshta duhet ta kishte shtyrë skuadrën më përpara pas kartonit të kuq, ai shfaqet i hutuar. “Çfarë kartoni të kuq po thotë?”, pyet shoqëruesin e tij në konferencë. “Bo, nuk e di…”, ishte deklarata e tij, e cila ka bërë xhiron e mediave. Ndërkohë, Enrike mori në mbrojtje Ramosin dhe tha se do të godiste çdo penallti tjetër në këtë ndeshje.
enrike
“Meritonim fitoren dhe këtë duhet ta kenë të qartë të gjithë. Tani do të filloni me kritikat, por unë mendoj se ishte një ndeshje pozitive”.

PLANI – “Jam i lumtur me atë që shoh në fushë. Më argëton gjithçka që shoh dhe me këtë skuadër jam gati të shkoj deri në fundin e botës”.

FITORET – “Kemi vetëm 1 fitore në 5 ndeshjet e fundit, por nuk shqetësohem. Do të bëj një analizë më të thellë më vonë, por për momentin jam i kënaqur me lojën e skuadrës dhe duhet të vazhdojmë kështu”.

RAMOS – “Do të ishte e padrejtë që të kritikonim tani Serxho Ramosin. Nëse do të kishim edhe 3 ose 4 penallti, ai do të vazhdonte t’i godiste. Kemi një listë për goditësit e penalltive dhe ai është i pari. Kishte 25 penallti radhazi të shënuara dhe tani duhet ta kritikojmë se gaboi. Edhe kjo na duhej”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"