VIDEO/ Trajneri i ri i Kombëtares, ja momenti kur Duka dhe Silvinjo hedhin firmat mbi kontratë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 9, 2023 | 11:48

VIDEO/ Trajneri i ri i Kombëtares, ja momenti kur Duka dhe Silvinjo hedhin firmat mbi kontratë

Silvinjo është zyrtarisht trajneri i ri i Kombëtares shqiptare, me brazilianin që ka firmosur një kontratë 18-mujore, me objektivin për t’u kualifikuar në “EURO 2024”.

bandicam 2023-01-09 10-53-56-978

Gjatë konferencës për shtyp, braziliani, së bashku me dy ndihmësit e tij, Pablo Zabaleta dhe Doriva, firmosën për kontratën.

Pranë tyre ishte dhe presidenti i Federatës shqiptare, Armando Duka, i cili gjithashtu firmosi në kontratë dhe të katërt së bashku mbajtën në dorë fanellën e Kombëtares shqiptare, me emrin e Silvinjos dhe vitin që atij i mbaron kontrata, 2024.

LEXO EDHE: “Objektivi është Europiani”, Silvinjo prezantohet si trajneri i ri i Shqipërisë: Kritika do të ketë, ne do të luftojmë (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"