VIDEO/ Trajneri i ri i Dinamos, kur Kamarata i shënonte 2 gola Juves! Në 19 vitet e fundit…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 19, 2019 | 19:10

VIDEO/ Trajneri i ri i Dinamos, kur Kamarata i shënonte 2 gola Juves! Në 19 vitet e fundit…

Trajneri i ri i Dinamos, Fabricio Kamarata, është një emër i njohur për ambientin e Juventusit.

kamarata del piero

Ai ka dalë nga të rinjtë e bardhezinjve, por nuk arriti të fitonte një fanellë në ekipin e parë, dhe më pas shëtiti në ekipe të ndryshme në Itali. Ish-sulmuesi, tashmë 44-vjeç, mbahet mend tek “Zonja” edhe në sezonin 1999-2000.

kamarata verona

Kur luante me fanellën e Veronës, në javën e 32-të të kampionatit, Kamarata shënoi dy herë, në minutat 45 dhe 58, për t’i dhënë Hellas-it një fitore të pastër.

Interesant është fakti se në 19 vitet e fundit, Hellas Verona ka vetëm dy fitore ndaj Juventusit. Në vitin 2000, ishte trajneri i ri i Dinamos që e vendosi atë takim, ndërsa fitorja tjetër është me rezultatin 2-1, në vitin 2016.

Gjithsesi, karriera si trajner nuk ishte aq e bujshme sa ajo si lojtar, por tashmë mbetet për t’u parë aventura e tij tek Dinamo.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"