VIDEO/ Trajneri i Kolollit e merr me humor incidentin: Do të na sjell 3-4 milionë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2018 | 17:47

VIDEO/ Trajneri i Kolollit e merr me humor incidentin: Do të na sjell 3-4 milionë…

Benjamin Kololli u bë shumë i famshëm pas festimin që bëri në Europa Ligë. Ai shënoi një gol dhe duke shkuar për të fituar me tifozët e Zyrihut, “u zhduk” pasi nuk llogariti që aty ndodhej një lartësi e madhe.

kololli

“Vetëm pasi kërceva e pashë gropën, ishte ndoshta 3-4 metra e thellë. Të tjerët u desh të më ndihmonin të dilja, por nuk pësova asgjë” u shpreh Kololli. Trajneri Ludovik Manjin e mori me shumë humor këtë situatë. “Nuk e pashë se po merresha me gjëra të tjera në atë moment. Ne duhet ta falenderojmë Kollin pasi kërcimi i tij do të na sjellë 3-4 milionë klikime në Youtube”, u shpreh ai.

26 vjeçari është pjesë e Zyrihut dhe mbrëmjen e djeshme ata arritën te fitonin me AEK Larnaca në transfertë, pikërisht me golin e Kolollit.

Kololli penalltia dhe aksidenti on Vidnews.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"