VIDEO/ Trajneri e zëvendësoi, Bare i nxjerr inatin stolit dhe shishes me ujë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 28, 2020 | 23:04

VIDEO/ Trajneri e zëvendësoi, Bare i nxjerr inatin stolit dhe shishes me ujë

Mesfushori i Shqipërisë Keidi Bare nuk e priti aspak mirë zëvendësimin nga trajneri i Malagës Serxho Garsia në minutën e 60-ë të takimit Las Palmas-Malaga, e cila përfundoi në barazim 1-1.

bare nervat

Mungesa prej gati 1 muaji për shkak dëmtimi e ka shtyrë 22-vjeçarin të kërkojë sa më shumë minuta në fushë. Në dy takimet e fundit, Bare ka luajtur në total 72 minuta dhe vendimi i trajnerit të tij e ka acaruar pa masë. Pasi u zëvendësua, futbollisti i kombëtares së Shqipërisë goditi stolin e pankinës së Malagës dhe më pas shishen me ujë i zhgënjyer me zëvendësimin.

Nuk dihet nëse klubi apo trajneri Garsia do të marrin ndonjë masë disiplinore ndaj Bares.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"