VIDEO/ Trajneri e aktivizon si mesfushor, Binaku protagonist në fitoren e Malmos

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Shtator 23, 2018 | 22:26

VIDEO/ Trajneri e aktivizon si mesfushor, Binaku protagonist në fitoren e Malmos

Egzon Binaku ishte një nga zbulimet e trajnerit Kristian Panuçi në 2 sfidat e Ligës së Kombeve. Mbrojtësi 23-vjeçar zhvilloi një paraqitje tepër të kënaqshme në sfidën ndaj Izraelit, ndërkohë që me Skocinë shkëlqimi i tij u zbeh.

malmo

Ditën e sotme, Binaku ka qenë protagonist me klubin e tij Malmo, teksa në minutën e 16-të, ka dhënë asistin për golin e parë. Ndryshe nga herët e tjera, shqiptari në këtë takim u aktivizua si mesfushor i majtë duke bërë një paraqitje të kënaqshme.

Ai u rikthye në formacionin titullar pas 2 ndeshjes mungesë, duke bërë protagonistin. Me formë e mirë që po kalon, Binaku mesa duket do të jetë zëvendësuesi ideal i kapitenit Ansi Agolli.

 






www.minuta90.com