VIDEO/ Trajner i ri, zakon i vjetër, Barcelona “falimenton” në fushën e Valencias, shans i artë për Realin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2020 | 17:59

VIDEO/ Trajner i ri, zakon i vjetër, Barcelona “falimenton” në fushën e Valencias, shans i artë për Realin

Barcelona pësoi humbje shokuese në fushën e Valencias. Katalanasit u mposhtën me rezultatin 2-0 në “Mestaja” duke i dhënë një mundësi të shkëlqyer rivalëve të Real Madridit për të marrë kryesimin e kampionatit spanjoll.

drogeeeee

Valencia mund të kishte shënuar që në pjesën e parë kur Gomez ekzekutoi në mënyrë të gabuar penalltinë.

Por, vendasit nuk u dorëzuan dhe 3 minuta nga fillimi i pjesës së dytë ndëshkuan kampionët e Spanjës kur goditja brenda zonës u devijua nga mbrojtësi i Barcelonës Xhordi Alba.

Me gjithë presionin e vazhdueshëm të skuadrës blaugrane, Valencia arriti të kundërpërgjigjej sërish në minutën e 77-ë kur një kundërsulm i organizuar i vendasve u shndërrua në gol nga Gomez.

Rezultati mund të ishte thelluar në minutën e 82-ë, por me anë të VAR-it u shpall i parregullt.

Kjo është humbja e parë për trajnerin e ri të Barcelonës Kike Setien.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"