VIDEO/ Totenhemi nuk di të ndalet në Angli, “zhyt” ekipin e Shaqirit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 7, 2018 | 18:11

VIDEO/ Totenhemi nuk di të ndalet në Angli, “zhyt” ekipin e Shaqirit

U luajtën ditën e sotme disa nga ndeshjet e javës së 33-të në Premier Ligën angleze. Totenhemi fitoi në transfertë 1-2 me Stouk Siti, me gola të Eriksen dhe Herri Kejn. Totenhemi vazhdon ecurinë pozitive në Angli, dhe numëron 67 pikë në vendin e katërt, po aq sa Liverpuli, por ka edhe një ndeshje më shumë në dispozicion. Ndërkohë, ekipi i Shaqirit, vazhdon të luftojë për mbijetesë, ndërsa gjendet e parafundit me 27 pikë.

totenhem

Lestër Siti u mund në shtëpi, 1-2 nga Njukasëll, ndërsa një fitore me peshë shënoi edhe surpriza e këtij edicioni në Premier Ligë, Bërlni, e cila përmbysi Uotfordin në vetëm 3 minuta. Bërnmuth barazoi 2-2 me Kristal Palas, ndërsa dy takimet e tjera, Brajton-Hadërsfilld dhe Uest Bromuiç-Suonsi përfunduan në barazim 1-1.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"