VIDEO/ Totenhemi ngec sërish në kampionat, Evertoni fiton në transfertë. Ja rezultatet në Premier Ligë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 9, 2019 | 17:57

VIDEO/ Totenhemi ngec sërish në kampionat, Evertoni fiton në transfertë. Ja rezultatet në Premier Ligë

Kanë përfunduar katër takimet e Premier Ligës, të cilat startuan në orën 16:00, aty ku bie në sy barazimi 1-1 i Totenhemit.

son

Skuadra e udhëhequr nga Poçetino nuk po arrin dot fitoren dhe këtë javë ka ngecur sërish në barazim1-1 ndaj Shefilld Junajtid. Londinezët kaluan në avantazh në minutën e 58-të me anë të Son. Shefilldi nuk u dorëzua dhe në minutën e 78-të gjeti golin e barazimit me anë të Baldok.

Me pikën e marrë Shefilldi ka shkuar në vendin e pestë me 17 pikë, ndërsa Totenhemi ndodhet momentalisht në vendin e 12-të me 14 pikë.

Ndërkaq në ndeshjen tjetër Evertoni ka mundur Sauthemptonin me rezultatin 1-2 dhe e ka lënë në vendin e parafundit me 8 pikë.

Rezultatet e sotme:

Bërnli- Uest Hem 3-0

Njukasëll- Bornemuth 2-1

Sauthempton- Everton 1-2

Totenhem- Shefilld Junajtid 1-1

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"