VIDEO/ Totenhemi i Murinjos shpëton me fat, shikoni gafën e sulmuesit të Evertonit me portën e boshatisur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 13, 2020 | 18:33

VIDEO/ Totenhemi i Murinjos shpëton me fat, shikoni gafën e sulmuesit të Evertonit me portën e boshatisur

Totenhemi pret në shtëpi Evertonin, në ndeshjen e parë për të dyja skuadrat në Premier Ligë për këtë sezon.

ricarlison

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, por vlen të përmendet një rast ideal shënimi në minutën e 16-të për skuadrën e Evertonit. Riçarlison pas një gabimi të lojtarëve të Evertonit, shfaqet i vetëm  me portierin Hugo Loris.

Pasi kaloi francezin, të gjithë prisnin që topi të ndalej në rrjetë, por nuk ndodhi kështu. Sulmuesi brazilian gjuan shumë keq dhe topi përfundon shumë lart portës, duke mos përfunduar në rrjetë. Një gafë kjo nga Riçarlison që ka nisur të bëjë xhiron në internet.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"