VIDEO/ Totenhemi i Kontes i jep një leksion Arsenalit në derbi. Gara për Champions vendoset në fund

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 12, 2022 | 22:53

VIDEO/ Totenhemi i Kontes i jep një leksion Arsenalit në derbi. Gara për Champions vendoset në fund

Totenhemi i Antonio Kontes i ka dhënë një leksion të mirëfilltë futbolli Arsenalit në derbin e sotëm, duke e mposhtur me shifrat 3-0. Një fitore shumë e rëndësishme ne garën për vendin e katërt që garanton Ligën e Kampioneve.

son

Skuadra e Totenhem dominoi duelin që në start dhe gjeti avantazhin me penalltinë e Herri Kejn. Më pas, ajo mori një ndihmë edhe nga Rob Holding, i cili u ndëshkua me karton të verdhë dy herë brenda pak minutash duek lënë “topçinjtë” me 10 futbollsitë. Kejn më pas shënoi edhe të dytin, duke i dhënë një avantazh të dyfishtë skuadrës së tij.

Në pjesën e dytë, Son shënoi shpejt edhe golin e 3-0 dhe më pas Totenhemi mendoi të administronte forcat për dy ndeshjet e mbetura, që do të vendosin garën për vendin e katërt. Ai i mbetet ende Arsenalit, me një pikë më shumë ndaj Totenhem, por me një kalendar pak më të komplikuar se ai i ekipit të drejtuar nga Konte.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"