VIDEO/ Totenhemi “harron” Interin, ekipi londinez fiton në transfertë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2018 | 20:32

VIDEO/ Totenhemi “harron” Interin, ekipi londinez fiton në transfertë

Totenhemi duket se ka kthyer faqe, pas dy humbjeve të fundit në Premier Ligë, dhe përmbysjes që i bëri Interi në mesjavë në Champions League. Ekipi i Mauricio Poçetinos, mundi në transfertë, me shifrat 1-2 Brajtonin.

totenhem

Ishte Herri Kejn, ai që zhbllokoi rezultatin, vetëm në minutën e 42-të, falë një penalltie. Më pas në të dytën, një gol mjaft i bukur me të majtën i Lamelës, dyfishoi shifrat për “spërsat”.

Goli i vendasve në sekondat e fundit, shërbeu vetëm për statistike, dhe Totenhemi del me 3 pikë nga kjo transfertë, e tashmë e sheh veten në vendin e pestë pas gjashtë javësh, me 12 pikë në total.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"