VIDEO/ Totenhemi çmonton Realin dhe siguron vendin e parë, Napoli dhe Siti festival golash

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 1, 2017 | 22:40

VIDEO/ Totenhemi çmonton Realin dhe siguron vendin e parë, Napoli dhe Siti festival golash

U zhvilluan sot ndeshjen e vlefshme për grupet E, F, G dhe H në Ligën e Kampioneve. Java e 4-t pati surpriza, ku Totenhemi shkatërroi Realin, me shifrat 3-1. Protagonist ishte i riu Dele Ali, me dy golat e tij.

totenhemi

Në San Paolo, u shënuan plot 5 gola, dhe ishte Siti i Guardiolës ai që doli fitimtar, me shifrat 2-4. Në ndeshjet e tjera, Dortmundi zhgënjeu sërish, ku nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 ndaj Apoelit. Liverpuli dhe Sevilja fituan respektivisht, ndaj Mariborit dhe Spartakut të Moskës. Më poshtë, të gjitha rezultatet e sfidave të sotme.

totenhem real

 

 

REZULTATET

Grupi E

Sevilja 2-1 Spartak Moskë

Liverpul 3-0 Maribor

 

Grupi F

Napoli 2-4 Mançester Siti

Shaktar Donjetsk 3-1 Fejnord

 

Grupi G

Beshiktash 1-1 Monako

Porto 3-1 Lajpcig

 

Grupi H

Totenhem 3-1 Real Madrid

Dortmund 1-1 Apoel

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"