VIDEO/ Totenhem i frikshëm, Kejn dhe Son mposhtin të vetëm Sauthemptonin me “poker” golash e asistesh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2020 | 14:53

VIDEO/ Totenhem i frikshëm, Kejn dhe Son mposhtin të vetëm Sauthemptonin me “poker” golash e asistesh

Totenhemi ka marrë fitoren e parë në kampionat, teksa ka mundur thellë në transfertë Southemptonin 2-5. Ishte Kejn që shënoi në fillim, por goli i anglezit u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje.

kejn

Më pas vendasit e Southempton surprizuan duke gjetur golin e avantazhit me anë të Ings në minutën e 32-të. Por një super dyshe si Son dhe Kejn përmbysën gjithçka. 4 gola nga koreani dhe 4 asiste dhe 1 gol nga anglezi. Son shënoi në minutat 45, 47, 64 dhe 73 me Kejn që dha të gjitha pasimet kyçe për gol.

Sulmuesi anglez e gjeti golin në minutën e 82-të. Kështu Murinjo merr fitoren e parë në Premier Ligë, pasi në ndeshjen hapëse u mund nga Evertoni në shtëpi 0-1. Në fundin e ndeshjes Ings shënoi nga penalltia për vendasit, por ky gol vlen thjesht për statistika. Kujtojmë se Totenhemi luan të enjten ndeshjen për raundin e tretë të kualifikuesve kundër Shkëndijes së Tetovës në Europa Ligë.




PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"