VIDEO/ Torres i jep lamtumirën mes lotësh Atletikos: Kur isha 11 vjeç, ëndërroja që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 18, 2018 | 22:55

VIDEO/ Torres i jep lamtumirën mes lotësh Atletikos: Kur isha 11 vjeç, ëndërroja që…

Tifoz dhe lojtar i kësaj skuadre, Fernando Torres i dha ndoshta me mënyrën më të mirë lamtumirën klubit të Atletikos së Madridit, pas fitores së trofeut të Europa Leagues. Sulmuesi nuk i ka mbajtur lotët në ato momente kur po i jepte lamtumirën përballë tifozëve të tij.

fernando-torres-se-dirigio-a-la-aficion-del-atletico-de-madrid-en-la-fiesta-en-neptuno-por-haberse-alzado-con-la-europa-league--18-05-18--captura

“Kur isha 11 vjeç, isha diku këtu duke festuar një dopietë trofesh, dhe ëndërroja që një ditë ta arrija edhe unë. Gjatë karrierës sime më kanë ndodhur shumë gjëra, por kjo është gjëja më e mirë që më ka ndodhur. Një mesazh për të gjithë fëmijët, asgjë nuk është e pamundur, dhe nëse je pjesë e Atletikos, është akoma më e lehtë” – tha Torres me lot në sy.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"