VIDEO/ Torino “shkatërron” Breshan, Beloti dhe Berenguer marrin për “dore” skuadrën e Maxarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 9, 2019 | 16:59

VIDEO/ Torino “shkatërron” Breshan, Beloti dhe Berenguer marrin për “dore” skuadrën e Maxarit

Torino ka mundur thellë Breshan në transfertë, me rezultatin 0-4. Skuadra e udhëhequr nga Valter Maxari është rikthyer te fitorja dhe këtë herë bindshëm.

torinio

Beloti mori për dore skuadrën e tij në pjesën e parë dhe me dy penallti i dha avantazhin e dyfishtë. Pjesa e dytë nisi e qetë dhe goli i radhës vonoi të vinte. Në minutën e 75-të Berenguer shënoi të tretin dhe vulosi praktikisht ndeshjen. Por, nuk ndaloi me kaq festa e skuadrës “granata”, që gjeti dhe golin e katërt sërish me Berenguer.

Vlen të theksohet fakti se mesfushori i Kombëtares Ndoj, nuk luajti asnjë minutë, pasi qëndroi në stol.

Torino tashmë me këtë trepikësh shkoi në kuotën e 14 pikëve në vendin e 11-të, ndërsa Bresha ndodhet ne vendin e parafundit me shtatë pikë.

/PANORAMASPORT.AL/ 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"