VIDEO/ Torino bën surprizën në transfertë, Specia rrezikon rënien nga kategoria. Salernitana përmbys sfidën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 27, 2023 | 17:25

VIDEO/ Torino bën surprizën në transfertë, Specia rrezikon rënien nga kategoria. Salernitana përmbys sfidën

Kanë përfunduar 2 ndeshjet e vlefshme për javën e 37-të të Seria A.
PMrKGi3c7fDUgdS

Torino fitoi në transfertë me rezultation 4-0 përballë Specias duke komplikuar shumë pozitat e vendasve, që rrezikojnë rënien nga kategoria.

Një autogol i Visnievskit zhbllokoi sfidën në pjesën e parë, ndërsa Iliç, Riçi dhe Karamoh shënuan për miqtë në pjesën e dytë. Komplikohet mbijetesa e Specias, që rrezikon të kalohet në renditje nga Verona.

Salernitana përmbysi Udinezen dhe fitoi me shifrat 3-2 në një sfidë të mbushur me gola dhe emocione.

Miqtë kaluan në avantazh të dyfishtë, por Kastanos ngushtoi shifrat për vendasit në pjesën e parë. Kandreva barazoi shifrat në pjesën e dytë, ndërsa Trust-Ekong shënoi golin e fitores për Salernitanën në kohën shtesë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"