VIDEO/ Topi merr trajektoren e çuditshme, mbrojtësi shqiptar nuk i beson syve. Shënon golin e vitit në Hungari

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 17, 2021 | 23:20

VIDEO/ Topi merr trajektoren e çuditshme, mbrojtësi shqiptar nuk i beson syve. Shënon golin e vitit në Hungari

Mbrojtësi shqiptar, Lirim Kastrati është bërë protagonist ditën e sotme, teksa ka shënuar një super gol për ekipin e tij të Ujpestit në Ligën e parë hungareze.

ujpest

Në minutën e 9-të të takimit, 22 vjeçari në një përpjekje për të krosuar goditi topin me këtë të fundit i cili mori një trajektore të çuditshme për të përfunduar më pas në rrjetë.

Goli i Kastratit i hapi rrugën një fitoreje 3-0 të ekipit të tij Ujpest ndaj rivalëve të Mezokovesd. Kastrati u transferua nga ekipi i Bolonjës në formën e lojtarit të lirë në vitin 2020., ndërkohë që është bërë pjesë e përfaqësueses së Kosovës që prej këtij viti.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"