VIDEO/ Topi kalon vijën, por arbitri nuk e akordon golin e Mesit. Ja rasti ndaj Valencias

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 26, 2017 | 23:38

VIDEO/ Topi kalon vijën, por arbitri nuk e akordon golin e Mesit. Ja rasti ndaj Valencias

Një gol fantazmë ka shënuar argjentinasi Leo Mesi, në ndeshjen që Barcelona po zhvillon ndaj Valencias. Argjentinasi goditi topin nga jashë zonës, dhe portieri e grushtoi, por më pas i shpëtoi nga duart. Sfera kaloi e plotë vijën fatale, por arbitri, i gënjyer edhe nga fakti që portieri i Valencias e nxorri shumë shpejt topin, pa e prekur rrjetën, vazhdoi lojën dhe nuk akordoi golin për Barcelonën.

goli mesit

Pamjet filmike tregojnë se topi e ka kaluar i plotë vijën, dhe mungesa e teknologjisë në vijën e portës, ka bërë që arbitri t’i anulojë një gol të rregullt katalansve. Me siguri, ky rast do shkaktojë furtunë në Spanjë…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"