VIDEO/ Tomori dhe Pogradeci ndahen në “paqe”, Egnatia nuk fal ndaj Besës. Ja rezultatet dhe renditja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 11, 2021 | 23:30

VIDEO/ Tomori dhe Pogradeci ndahen në “paqe”, Egnatia nuk fal ndaj Besës. Ja rezultatet dhe renditja

Janë luajtur ditën e sotme 2 ndeshjet në Kategorinë e Parë, të vlefshme për zonën “Play Off” në grupin B. Egnatia ka triumfuar me rezultatin 2-0 ndaj Besës në transfertë, një ndeshje ku rrogozhinasit, shënuan 2 gola të shpejtë në harkun kohor të 2 minutave, me Shtubinën në 42’ dhe Maganin në 44’.

bandicam 2021-04-11 13-57-53-428

Egnatia qëndron kështu në krye të renditjes me 34 pikë, 4 më shumë se Tomori i vendit të dytë, ndërsa Besa mbetet në vendin e 4-t me 21 pikë.

Tomori dhe Pogradeci kanë barazuar mes tyre 1-1, në një ndeshje me të vërtetë spektakolare. Beratasit kaluan të parët në avantazh që në minutën  e 2 me Brunlid Pepën, i cili kishte mundësinë të dyfishonte shifrat në minutën e 27, por gaboi nga penalltia, që u prit nga portieri Baçi.

Në fundin e pjesës së parë, me një skemë perfektë nga goditja e dënimit, Pogradeci vendosi baraspeshën me Isi Manellarin dhe rezultati nuk ndryshoi deri në fund, pavarësisht rasteve të shumta të Tomorit, që përballë kishin një portier në formë si Baçi.  Pogradeci mbetet kështu në vendin e tretë me 29 pikë.

REZULTATET:

Tomori-Pogradeci 1-1

Pepa 2’/ Manellari 45′

Besa-Egnatia 0-2

Shtubina 42′, Magani 44′

ren

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"