VIDEO/ Tomislav Bushiç i jep fitoren Gjilanit të Mezanit, ndalet Drita. Ja situata në Kosovë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 8, 2019 | 17:28

VIDEO/ Tomislav Bushiç i jep fitoren Gjilanit të Mezanit, ndalet Drita. Ja situata në Kosovë

U luajtën ditën e sotme dy takime të tjera nga java e 9-të e Superligës së Kosovës.

gjilani dukagjini

Gjilani i drejtuar nga Gentian Mezani, mori një tjetër fitore, në shtëpi 1-0 përballë Dukagjinit. Goli i vetëm i takimit u shënua në minutat shtesë të pjesës së parë, nga Tomislav Bushiç.

Me këtë fitore, Gjilani shkoi në vendin e tretë, me 18 pikë në total. Në takimin tjetër mes Drenicës dhe Dritës, shifrat u mbyllën të barabarta 1-1. Xhilberto Fortunato realizoi me kokë për Dritën duke zhbllokuar shifrat në pjesën e parë, por gjatë fraksionit të dytë, vetëm në minutën e 88-të, ishte Prokshi për Drenicën që barazoi gjithçka.

Kjo fitore e lë Dritën në vendin e dytë, me 18 pikë në total, ndërkohë që kreu mbahet nga Ballkani me 20 pikë.

Screenshot_1-4

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"