VIDEO/ Tmerrohen lojtarët e tifozët, policia futet me armë në fushë dhe…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 20, 2020 | 23:46

VIDEO/ Tmerrohen lojtarët e tifozët, policia futet me armë në fushë dhe…

Pamje tmerri po qarkullojnë në internet, nga ndeshja Grin Bufalos-Nkana e cila përfundoi 5-0 për vendasit, në kampionatin e Zambias.

nkanka (1)

Një tifoz i Nkana u fut në fushë, pas rezultatit turpërua nga skuadra e tij dhe rrezikoi të mbetej i vdekur aty. Ai tentoi të sulmonte trajnerin e skuadrës së zemrës, teksa ishte tejet i irrituar për atë që po shikonte në fushë.

Megjithatë në fushë u fut menjëherë policia, që filloi të ndiqte në stadium tifozin, duke e kërcënuar se do e qëllonin, nëse nuk largohej. Në video shfaqet polici teksa e ndjek lojtarin me armë në dorë, duke tmerruar të gjithë lojtarët, por edhe tifozët e pranishëm.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"