Video tjetër/ Penalltia te Vangjeli, shikoni nëse gaboi gjyqtari apo jo në derbi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 29, 2020 | 13:58

Video tjetër/ Penalltia te Vangjeli, shikoni nëse gaboi gjyqtari apo jo në derbi

Partizani u mposht me rezultatin 5-1 në derbin e kryeqytetit të zhvilluar ditën e djeshme, në stadiumin e ri kombëtar “Air Albania”. Në përfundim të kësaj supersfide, drejtuesit e Partizanit, kontestuan ashpër gjykimin, që sipas tyre ishte tendencioz.

Penalltia Vangjeli

Edhe trajneri italian i të kuqve, Adolfo Sormani, pas ndeshjes, ishte i bindur se skuadrës së tij iu mohua një 11-metërsh. Bëhet fjalë për rastin në sekondën e 55-të.

Hakaj kroson në zonë, aty ku Çinari gjuan me të majtën, por Vangjeli e devijon topin me dorë në këndore. Dyshime për penallti në favor të Partizanit. Në limitet e një 11- metërshi, por kryesori ishte i bindur se nuk kemi të bëjmë me penallti, duke interpretuar prekjen e Vangjelit si të pavullnetshme.

“Panorama Sport”, ka arritur të sigurojë një video nga një kënd tjetër, ku duket qartë e gjithë dinamika e aksionit. Për më tepër shikoni videon e mëposhtme dhe gjykoni nëse arbitri Xhaja gaboi apo jo, duke mos akorduar 11-metërsh.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"