VIDEO/ Tjetër hap fals i kryesuesve të Vllaznisë, Skënderbeu merr 1 pikë shprese në shtëpi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 21, 2021 | 23:56

VIDEO/ Tjetër hap fals i kryesuesve të Vllaznisë, Skënderbeu merr 1 pikë shprese në shtëpi

Tjetër hap fals i kryesuesve të Vllaznisë. Skuadra e trajnerit Brdariç, nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në transfertë ndaj Skënderbeut të vendit të fundit. Korçarët kaluan të parët në avantazh në minutën e 8-të falë supergolit të Duvunës, me një goditje nga distance. 

bandicam 2021-02-21 13-11-07-224

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e skuadrës së Memellit, ndërkohë që në fragmentin e dytë të lojës, Vllaznia arriti të barazonte shifrat me sulmuesin Harris Dilaver, i cili shndërroi në gol një penallti të fituar nga Da Silva.

Në 5 ndeshjet e fundit në kampionat, skuadra shkodrane ka arritur të sigurojë vetëm një fitore, duke lëshuar ndjeshëm terren me ndjekësit.

bandicam 2021-02-21 14-17-02-854

Ndërkohë që në krahun tjetër, Skënderbeu, ka barazuar me pikë në renditje Apoloninë e vendit të parafundit, teksa diferenca me Bylisin e vendit të 8-të është thelluar në -2 pikë.

FT: SKËNDERBEU-VLLAZNIA 1-1

Duvuna 8′ / Dilave 58′ (p)

KOMENTI LIVE:

Përfundon takimi! 

90+3′ Zëvendësim te Skënderbeu, largohet Rahim, vendin e tij e merr Tereziu.

90+2′ Mario Dajsinani i mohon golin e fitores kapitenit Erdenis Gurishta, i cili pas harkimit nga këndi, goditi bukur me kokë, por u ndal nga gardiani i skuadrës korçare.

90′ Akordohen 3 minuta shtesë!

85′ Tjetër rrezik në portën e Skënderbeut, kësaj here ishte Vexhi, gjuajtja e tij shkoi ngjitur me shtyllën, pas devijimit të mbrojtjes korçare.

83′ Dajan Shehi provon të realizojë me kokë, por gjuajtja e tij shkon mbi kuadrat.

81′ Zëvendësim edhe te Skënderbeu, largohet autori i golit Duvuna, vendin e tij e merr Kosta Vangjeli.

81′ Zëvendësim te Vllaznia, largohet Da Silva, vendin e tij e merr Cise.

75′ Drithërima në portën e Skënderbeut, shkodranët i shkojnë shumë afër golit të dytë me anë të Da Silvës dhe Dilaver, por pa sukses. Provon edhe Kalaja, por fati nuk është me të.

74′ Zëvendësim te Vllaznia, largohet Ardit Hoxhaj, vendin e tij e merr Nija Vexhi.

73′ Jonuzi lëshon një predhë nga distanca, grushton mjaft bukur portieri Dajsinani, pranë golit të dytë Vllaznia.

72′ Dumfur ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar.

65′ E pabesusheme çfarë humbet Da Silva. Pas asistit të Kalasë, sulmuesi brazilian nuk arrin të dërgojë topin në rrjetë në afërsi të pikës së penalltisë. Nuk i beson syve Brdariç.

63′ Zëvendësim te Vllaznia, largohet nga fusha Avdiaj, vendin e tij e merr Arlind Kalaja.

61′ Zëvendësim te Skënderbeu, largohet nga fusha Pusi, vendin e tij e merr Aleksandër Rahim.

59′ Dajsinani për pak sa nuk i dhuron një gol shkodranëve, nuk përfiton aty Avdiaj.

58′ GOOOOL VLLAZNIA 1-1/ Vendoset baraspesha, Harris Dilvaer tregohet i saktë nga pika e bardhë duke mposhtur portierin Dajsinani.

57′ Penallti për Vllazninë. Da Silva rrëzohet në zonë pas duelit me braziliani Zhan Viktor, për gjyqtarin nuk ka dyshime 11-metërsh për shkodranët.

55′ Zguro ndëshkohet me karton të verdhë për faull taktik.

51′ Sinjalin e parë në pjeën e dytë e jep Da Silva, i cili me provon me një gjuajtje nga distanca, por topi shkon mbi kuadrat.

47 Vllaznia kërkon penallti, shkodranët pretenojnë për prekje të topit me dorë brenda zonës, por nuk është i këtij mendimi gjyqtari Shahini.

46′ Starton pjesa e dytë, Vllaznia bën lëvizjen e parë. Largohet nga fusha Krymi, vendin e tij e zë Dilaver.

Përfundon pjesa e parë. 

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

43′ Taipi ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Krymit.

41′ Tenton edhe Avdiaj me një gjuajtjen në hyrje të zonës, por topi ndalet në trupin e një prej mbrojtësve korçarë.

40′ Vllaznia mbetet në sulm me brazilianin Da Silva, por mungon saktësia para portës.

37′ Ardit Hoxhaj provon të asistojë për Avdiajn brenda zonës, por sumuesi nuk arrin të kontrollojë dot topin. Largojnë rrezikun korçarët.

36′ Elvi Berisha provon me një gjuajtje nga distanca, por tentativa e tij ishte e gabuar, duke shkuar jashtë kuadratit.

30′ Një tjetër mundësi e artë për Skënderbeun, ishte autori i golit të parë Duvuna, që provoi në afërsi të pikës së penalltisë, por topi u ndal nga Adili me kokë mbi vijën fatale, duke neutralizuar një gol të sigurt.

27′ Kundërpërgjigjet rrezikshë Vllaznia me Da Silvën, gjuajtja e brazilianit u ndal nga portieri Dajsinani, aksioni vijon, topi shkon te Kruja, i cili flirton me golin e barazimit, por topi devijohet dhe shkon ngjitur me shtyllën e djathtë pingule.

24′ Minuta fantastike për korçarët e Memellit, Shehi për pak sa nuk shkakton autogol, shpëton për mrekulli porta e kryesuesve të kampionatit.

23′ Zogoviç bën heroin, i mohon një gol të sigurt sulmuesit Mensah, pas harkimit të Tapit nga këndi, ganezi godet bukur me kokë, por ndalet nga gardiani i skuadrës shkodrane.

22′ Pranë golit të dytë Skënderbeu me Pusin, i cili provon të harkojë drejt zonës, por topi devijohet dhe shkon mbi traversë, goditje këndi për bardhekuqtë.

20′ Skuadra e Brdariç është hedhur e gjitha përpara në kërkim të golit të barazimit. Korçarët kërkojnë të surprizojnë me kundërsulm.

17′ Goditje dënimi për shkodranët, provon Nertil Hoxha, por tentativa e tij është e gabuar dhe shkon mbi kuadrat.

14′ Vllaznia pretendon për prekje të topit me dorë nga Elvi Berisha, por për gjyqtarin Shahini, gjithçka e rregullt.

12′ Vllaznia provon të reagojë, por mbrohen mirë korçarët që nuk lejojnë hapësira.

8′ GOOOOL SKËNDERBEU 1-0/ Denis Duvuna realizon një supergol nga distanca. Në gjuajtjen e parë drejt portës, mesfushori ganez, surprizon portierin Zogoviç, duke e dërguar topin në cepin e portës. 

Supergoli i Dovuna on Vidnews.

6′ Skënderbeu provon me një skemë të bukur, por nuk arrin aty sulmuesi Mensah, i cili nuk koordinohet siç duhet brenda zonës.

5′ Minutat e para flasin për shkodranët që përpiqen të kontrollojnë lojën duke avancuar përpara, në zonën e korçarëve.

1′ Ka startuar sfida në Korçë! Shkodranët menjëherë në sulm në kërkim të golit.

FORMACIONET ZYRTARE:

SKËNDERBEU: Dajsinani, Meksi, Dumfur, Vitija, Zguro, Duona, Taipi, Viktor, Berisha, Pusi, Mensah. Trajner: Migen Memelli

VLLAZNIA: Zogoviç, Gurishta, Adili, Shehi, N. Hoxhaj, Kruja, Krymi, Jonuzi, Da Silva, A. Hoxhaj, Avdijaj. Trajner: Thomas Brdariç.

Formacionet

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"