VIDEO/ Tjetër gol spektakolar! Muja i papërmbajtshëm, shënon dhe feston me shqiponjë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2023 | 20:48

VIDEO/ Tjetër gol spektakolar! Muja i papërmbajtshëm, shënon dhe feston me shqiponjë

Ish-sulmuesi i Skënderbeut, Arbnor Muja, po kalon një moment magjik në elitën e futbollit belg, me fanellën e Antuerpes. Shqiptari i Kosovës, realizoi një gol mjaft të bukur në triumfin 4-1 ndaj Standard Liezhit në kampionat, në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të.

muja festa

Në minutën e 29-të, Muja konkretizoi me gol të bukur një kundërsulm të Antuerpit. Ai startoi ndërsa luajti deri në minutën e 83-të. Muja ka shënuar në ndeshjen e dytë radhazi. Ai ka edhe një asistim në 12 paraqitje. Me 45 pikë, Antuerpi është i treti në tabelë. Muja iu bashkua skuadrës belge nga Drita e Gjilanit në verën e kaluar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"